E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat e Ligorit Halimi leter kryeprokurores qe te nise hetimet

Deputeti i Partise Demokratike Eduart Halimi i kerkon kryeprokurores Ina Rama te nise hetimet ndaj akuzave te deputetes socialiste Shegushe Ligori kundrejt tij. Halimi informoi dje ne nje konference per shtyp se permes nje letre i ka kerkuar kryeprokurores Ina Rama te kryeje nje hetim te shpejte te ceshtjes pasi duke pasur parasysh se informacioni ne QKR eshte online 24 ore e verteta eshte vetem pak minuta larg. I kam kerkuar nje hetim te shpejte objektiv dhe efikas sepse ligji shteti ligjor dhe dinjiteti i individit duhet te mbrohen dhe te prevalojne mbi shpifesit keqberesit dhe te korruptuarit - tha ai. Halimi ka shtuar se jo vetem si deputet por edhe si ekspert i se drejtes e di mire se rruga kryesore qe perdoret per te vonuar drejtesine eshte zvarritja e hetimit te ceshtjes por nje drejtesi e vonuar eshte nje drejtesi e mohuar. Sipas tij si shpifesit edhe te korruptuarit nuk duhet te shpresojne tek harresa per ti bere bisht drejtesise. Deputeti demokrat Eduard Halimi tha se ne dispozicion te kryeprokurores Ina Rama ka vene nje dokumentacion zyrtar qe flet per nje pjese te apartamenteve dhe pallateve ne emer te deputetes Shegushe Ligori te perfunduara sipas tij ose ne ndertim apartamente te cilat duhet te sekuestrohen per realizimin e demshperblimit te shkaktuar nga shpifja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›