Ndahet nga jeta aktorja e njohur Ferial Alibali

Është ndarë nga jeta aktorja e njohur e teatrit, Ferial Alibali. Ajo ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare në Tiranë. Ferial Alibali lindi në Lushnje në vitin 1933. Aktivitetin artistik e filloi në vitin 1952 në teatrin profesionist të Korçës.
Nga viti 1953 e deri më 1975 Ferial Alibali aktroi në Teatrin Kombëtar të Tiranës, ku interpretoi mbi 50 role të ndryshme, ndër të cilët spikasin rolet e Zogës, Nastjas, Drandes, Mirës, Hajries, Nicës, etj.
Alibali ka interpretuar role të shumta në filmat artistike shqiptare të kohës. Pas vitit 1975 jeta artistike e Ferial Alibalit u ndërpre për shkak të dënimit politik të bashkëshortit të saj nga ana e regjimit të kohës.
Për meritat dhe veprën e shquar artistike, Ferial Alibali është dekoruar nga Presidenti i Republikës me disa urdhra dhe medalje.