Pa pergjegjesi nuk ka solidaritet
NgaFATOS LUBONJA
Gjate ketyre diteve te permbytjes mazhoranca ne pushtet kryesisht PD por me nje rol mjaft aktiv te LSI-se i ka meshuar shume nepermjet zedhenesve te ndryshem nje retorike sipas se ciles duhet te ndjehet fajtor cilido qe ne vend se te ndieje keqardhje te sinqerte per te permbyturit e te solidarizohet me te gjithe ata qe me ne krye qeverine po merren me aksionin e ndihmes ndaj tyre gezohen thelle- thelle per kete qe ndodhi pasi keshtu mund te bejne namin kunder qeverise duke theksuar pergjegjesite e saj. Politizim i fatkeqesise e quajne. Kryesisht keto akuza i drejtohen opozites por nuk mund te mos ndihet presioni edhe ndaj
zerave te tjere tek te cilet fus edhe veten.
Mirepo le te imagjinojme per nje cast se cfare do te ndodhte sikur ne gjithe kete fatkeqesi - te sterparalajmeruar sipas meje - te mos degjonim asnje fjale nga aktoret politike e mediatike per pergjegjesite e maxhorances. A nuk tingellonte si shume komuniste kjo te gjithe nen udheheqjen e partise te mobilizuar per kapercimin e fatkeqesise. Jam i bindur se kesisoj do te mbetej e paperfaqesuar ajo pjese e madhe e popullsise qe e shikon me ndjenje revoltimi ndaj politikes kete permbytje. Maxhoranca duhet ta dije se njerezit jane te revoltuar shume te revoltuar. Dhe jo thjesht e vetem per ate qe nuk eshte bere ne Shkoder por sepse tek ajo qe nuk eshte bere ne Shkoder njerezit shohin edhe ate qe nuk eshte bere ndaj pritshmerise se tyre. Dhe kete revolte e ben edhe me te forte fakti se me ane tjeter shohin politikanet tane te tunden e shkunden neper televizore duke folur per suksese nderkohe qe thjesht pasurohen e majmen duke projektuar buxhete per tu pasuruar e majmur edhe me tej. A kane ata te drejte te na flasin per solidaritet kur me tere sjelljen e tyre morale dhe politike kane treguar se nuk e njohin kete fjale Ne kete kuptim ndihen te permbytur shumica e shqiptareve edhe pensionistet qe jetojme nen kufirin e varferise edhe ish te persekutuarit te cileve nuk u eshte dhene demshperblimi i premtuar edhe pedagoget e universitetit qe nuk kane marre ende rrogat qe u takojne edhe ata qe e kane gjithnje e me te veshtire te gjejne pune pa qene militante partiake edhe ata qe vazhdojne te paguajne ryshfete te majme neper administrate per te zgjidhur punet e tyre edhe ata qe po u falimentojne bizneset per shkak te klientelizmit te pushtetareve edhe ata qe duhet te paguajne nen dore neper spitalet qe jane ne gjendje mizerabel e me radhe e me radhe...
Pra ndjenja e revoltes ndjenja e nevojes per te ndeshkuar pergjegjesit njerezore te permbytjes eshte shume e forte keto dite dhe te kerkosh te mos shprehet ajo ne emer te solidaritetit eshte te refuzosh cdo lloj pergjegjesie madje do ta quaja edhe nje forme dhune verbale. Jane te gjalla si sot imazhet e Gerdecit. Edhe shperthimi i tij vrastar u tentua te shitet si fatkeqesi si pakujdesi e ndonje individi madje atje pame edhe solidaritetin e Edi Rames me Sali Berishen. Por shume shpejt doli se pergjegjesite ishin te medha dhe se solidariteti paskesh qene me baza kriminale pasi autoret e shperthimit ishin bashkeshoke te maxhorances dhe te opozites bashke. Prandaj ata qe mendojne apo kane menduar se mund tu krijojne njerezve nje realitet tjeter virtual nepermjet nje imazhi solidariteti krejt pa lidhje me ate qe jetojne duhet te dine se pikerisht ne dite te tilla kjo perde bie per ta nxjerre krejt lakuriqesine e mbretit dhe te oborrtareve te tij.
Sigurisht duke pasur parasysh edhe Gerdecin nuk mund te mos ngresh pyetjen a ka ndonje dallim midis atyre qe ndihen te revoltuar sepse kerkojne ndryshim sepse kerkojne te dalin pergjegjesite ne menyre qe tragjedi te tilla te mos perseriten dhe atyre qe kerkojne ta instrumentalizojne kete revolte per qellime pushteti e qe pastaj sapo hipin ne karrige harrojne ndryshimet e premtuara harrojne edhe emrat e atyre qe kane akuzuar apo thone se i kane akuzuar thjesht e vetem per qellime elektorale Pa dyshim ka. Dallimi kryesor eshte se shumica e te revoltuarve te kesaj permbytjeje qe mban mbi kurriz nje mori mashtrimesh nga te dy palet nuk ben ndonje dallim te madh midis maxhorances dhe opozites si pergjegjes kryesore per fatkeqesite e vazhdueshme. Shumica jane te vetedijshem se opozita lufton thjesht e vetem per te ndryshuar shoferin e te njejtes makine qe do te vazhdoje te njejten rruge drejt permbytjes se radhes.
E megjithate kjo sdo te thote se maxhoranca ne pushtet spaska nevoje te degjoje te flase njeri per pergjegjesite e saj ne emer te solidaritetit. Po ashtu kjo sdo te thote se ajo ska nevoje te degjoje qofte edhe nga zeri i opozites propozime se cfare duhet bere si ato qe ajo artikuloi keto dite se duhet ripare buxheti i vitit 2011 se duhen adresuar disa fonde per parandalimin e permbytjeve se duhet miratuar nje moratorium minimalisht tre vjecar per mosshfrytezimin e shtreterve te lumenjve dhe te pyjeve se duhen bere ndryshime ne Kodin Penal per veprat e denueshme lidhur me cenimin e pyjeve te lumenjve dhe mjedisit se duhen ngritur struktura shkencore qe do te studiojne cfare duhet bere per te parandaluar kthimin e metejshem te vendit ne kenete.
E verteta qe vonon por sharron e qe shpesh e gjen menyren per te dale ne drite edhe nepermjet punesh te mbrapshta eshte e mira te mos vonoje aq shume pasi sa me te medha vonesat aq me te medha demet.
E ketu duhen thene dy fjale per dy mungues te medhenj ne kete sistemin tone politik qe vetem demokraci sme ben zemra ta quaj. Mund ta quajme edhe permbytjekraci. E kam fjalen per pushtetin mediatik dhe pushtetin gjyqesor. Sikur te funksiononin ata sic duhet te funksionojne ne nje demokraci dhe jo sic funksionojne ne kete permbytjekraci ne nuk do te kishim permbytje te tilla si ajo e Shkodres dhe as si ato te tjerat qe permenda. Sepse tek e fundit problemi yne nuk eshte se nuk e dime se cilet jane pergjegjesit e permbytjes madje kete e dine edhe vete pergjegjesit problemi yne eshte se nuk i kemi keta dy instrumente per ti vene perpara pergjegjesise ata pasi ai i medias qe ska kredibilitet sepse konsiderohet ne sherbim te njeres apo tjetres parti politike dhe ai i gjyqesorit ia ka harruar emrin politikaneve ne pushtet. Sikur keta te kishin njohur e gjykuar pergjegjesite atehere do te kishim edhe me shume solidaritet.