E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekzekutohet 46-vjeçari per hakmarrje, në kërkim autorët

Shkodra tronditet sërish nga të shtënat e armëve. Nga të dhënat më të fundit nga policia, mësohet se eshte ekzekutuar nje person. Viktima  është Astrit Kurmemaj, 46 vjeç, i cili dyshohet se eshte vrare për gjakmarrje.

Ne nje lidhje telefonike per "Ora News", korrespodenti ne Shkoder sakteson se 46 vjeçari kishte marre pese dite leje nga burgu  ne "Shen Koll" dhe eshte qelluar sot me dy plumba.

Ngjarja ka ndodhur vetëm para pak minutash ne lagjen " Kiras" ndersa viktima ka qene i denuar per "Vrasje".

Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe RENEAS. Policia është vënë në punë për identifikimin e autorit të ngjarjes i cili është larguar mënjëherë nga vendgjarja pasi ka kryer krimin si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›