Tunizia me kryesi të re

Lideri i së majtës, Moncef Marzouki, i Kongresit të Republikës (CPR), dhe Mustafa Ben Jaffar, i Ettakatolit, do të jenë respektivisht Presidenti i Republikës dhe kryetari i Asamblesë kushtetuese tuniziane.
Ndërsa Hamadi Jemali, numri dy i partisë islamike Ennahda, triumfues në zgjedhjet e tetorit të kaluar, do të jetë kryeministri i Tunizisë.
Këtë marrëveshje e bëri të ditur një pjesëtar i CPR-së.
Nëntë muaj pas revoltës popullore që rrëzoi presidentin Ben Ali, tunizianet hodhën votën e tyre në zgjedhjet e para të lira të Pranverës Arabe.
Interesi ka qene tepër i madh. Sipas te dhënave zyrtare, niveli i pjesëmarrjes ishte mbi 90 për qind.