Mbetjet plastike ne Oqeane dhe pasojat tek mjedisi dhe kafshet e detit
Gjate gjysmes se dyte te shekullit te kaluar nje sasi gjithnje e me e madhe e ushqimeve apo ujit qe ne pijme filloi te ambalazhohet ne ene plastike qe kane si lende te pare naften dhe jane rezistente por qe megjithate perdoren per nje kohe te shkurter dhe pastaj hidhen. do dite ne perdorim dhe pastaj hedhim miliarda qese dhe shishe plastike dhe pjesa me e madhe e ketyre mbetjeve perfundon duke e ndotur mjedisin ose hidhet ne det. Shume shkencetare kane dokumentuar sasine ne rritje te mbeturinave plastike neper oqeane. Tani nje cift studjuesish po perpiqen te ndergjegjesojne publikun per ekzistencen dhe zgjidhjen e ketij problemi.
Marcus Eriksen ne fakt nuk eshte duke peshkuar ai eshte duke kapur mbetje plastike ne mesin e Oqeanit Atlantik mijera kilometra larg brigjeve.
Eriksen shkoi me nje ekspedite globale per te dokumentuar dhe publikuar grumbullimin perhere e me te madh te mbeturinave plastike ne oqeane dhe per te studjuar ndikimin e tyre tek jeta e specieve te ujit dhe ajo njerezore.
Keto jane 5 rryma subtropikale te botes ku grumbullohet shumica e objekteve plastike.
Rryma formohet nga levizjet e oqeanit qe shoqerojne rrotullimin e Tokes. Kjo eshte nje rryme massive nje sistem uji qe rrotullohet ku mund te akumulohen mbeturinat.
Anna Cummins dhe bashkeshorti i saj Marcus Eriksen jane bashkethemeluesit e Institutit 5 Gyres nje organizate jo-fitimprurese me baze ne Kaliforni qe nxit kerkimet per ndotjen me materiale plastike te oqeaneve. Cummins thote se ne me pak se 100 vjet njerezit I kane zevendesuar shumicen e produkteve te riperdorshme dhe materialet natyrore me ato plastike qe perdoren vetem perkohesisht shumica e tyre perfundojne ne fushat e mbeturinave plastike ose neper perrenj dhe lumenj. Shume nga mbeturinat po ashtu shpelahen ne det dhe me kalimin e kohes hyjne tek rrymat oqeaneve duke udhetuar me mijera kilometra.
Kjo perben problem per mjedisin detar sepse objektet plastike zgjasin per shume kohe. Ato nuk prishen nuk treten nga organizmat e marines dhe vazhdojne te jetojne ne oqeane per mijera vjet.
Ne udhetimin e tyre ne oqeanet e botes Eriksen dhe Cummins kane kontrolluar vetem 20 centimetrat e pare ne siperfaqen e ujit me nje rrjete te imet. Qindra mostra nga mbeturinat qe ata kane grumbulluar jane duke u analizuar ne nje laborator te Kalifornise.
Disa objekte plastike ne oqean qendrojne pa u shperbere per nje kohe te gjate por shume prej tyre ndahen ne copeza.
Kafshet gabimisht i hane copezat plastike ose ushqejne me to te vegjelit e tyre. Qindra zogj deti peshq dhe breshka ngordhin cdo vit nga konsumimi i mbetjeve plastike.
Rreth 43 per qind e te gjithe mamaleve te detit 86 per qind te breshkave dhe 44 per qind te zogjve jane gjetur me copeza plastike ne trupin e tyre ose rreth tyre. 35 per qind e mostrave te peshqve qe kapem ne veri te Paqesorit kishin objekte plastike ne stomak.
Instituti 5-Gyres dhe partneret e tyre studjues po dokumentojne tani menyren se si objektet plastike hyjne ne rrjetin e ushqimit te Oqeanit dhe studjojne ndikimin qe ato mund te kene tek shendeti i njerezve.
Ne kuadrin e perpjekjeve per ndergjegjesimin e publikut per problemin e mbeturinave plastike Marcus Eriksen me disa partnere ndertuan nje anije me 15 mije shishe plastike. Ata ia vune emrin asaj JunkCraft Anija me mbetje dhe ne vitin 2008 anija u nis nga Kalifornia per ne Hawai duke udhetuar pikerisht permes rrjedhave te Paqesorit verior.
Eriksen dhe Cummis pranojne se pastrimi i deteve nga objektet plastike do te ishte dicka thuajse e pamundur ngaqe oqeanet zene dy te tretat e planetit. Mbetjet plasitke do te jene me ne per nje kohe te gjate thone ata. Por ekzistojne zgjidhje te tjera.
Zgjidhja e problemit nuk fillon ne det por ne Toke.
Ne duhet te permiresojne infrastrukturen tone te riciklimit. Ne SHBA ne riciklojme vetem rreth 5 per qind te objekteve plastike.
Pervec riciklimit te me teper objektetev plastike bashkeshortet mbeshtetin idene e perdorimit te materialeve te degradueshme dhe ri-dizenjimin e produkteve ne menyre qe ato te jene plotesisht te riciklueshme. Ata po ashtu besojne se njerezit ne te gjithe boten duhet te ndergjegjesohen me teper per mbetjet plastike dhe ndikimin e tyre te madh te mjedisi dhe shendeti i njerezve.
Anna Cummins dhe Marcus Eriksen do te fillojne se shpejti ekspediten e tyre te fundit ne oqean kete here duke kaluar permes Paqesorit jugor. Gjate kthimit te dy aktivistet kane ne plan tua tregojne perfundimet e tyre komunitetit te shkencetareve dhe te botojne nje liber lidhur me eksperiencen e tyre ne Oqean.