SHBA, Këshilli i Sigurimit dënon aktin terrorist në Iran
Këshilli i Sigurimit në OKB lëshoi një deklaratë ditën e martë në të cilën dënonte aktin terrorist vetëvrasës në Iran ku mbetën të vrarë 60 persona, 6 prej të cilëve ishin komandantë të Rojeve Revolucionare të Iranit.
Kjo deklaratë erdhi si kundërpërgjigje ndaj akuzave të ambasadorit Iranian në OKB, i cili pohoi se Britania dhe SHBA kishin lidhje me aktin kamikaz të ndodhur në qytetin Pish.
"Anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënojnë ashpërsisht sulmet terroriste kamikaze të ndodhura në qytetin kufitar Iranian të Pish me datë 18 tetor."- shkruhej në deklaratë e Këshillit të Sigurimit. Kjo deklaratë u lexua nga Le Luong Minh, ambasadori i Vietnamit si edhe aktualisht kryetari i Këshillit të Sigurimit.
Këshilli i Sigurimit bënte thirrje që të dënoheshin ashpërsisht shkaktarët e kësaj tragjedie, kurdo që të zbuloheshin.
"Anëtarët e Këshillit të Sigurimit theksojnë nevojën për të çuar përpara drejtësisë autorët, organizatorët, financuesit si edhe mbështetësit e këtij akti të dënueshëm. Gjithashtu ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që të bashkëpunojnë me autoritetet i Iranit për zbulimin e kësaj ngjarjeje."- pohoi ambasadori vietnamez Le Luong Minh.
Më parë autoritetet e SHBA si edhe të Britanisë së Madhe e denoncuan aktin terrorist të ndodhur në Iran. Gjithashtu SHBA i quajti të rreme dyshimet për përfshirje në ndodhjen e kësaj tragjedi.