E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikani ftesë protestantëve për ribashkim

Institucioni më i lartë katolik botëror, Vatikani, më në fund ka mirëpritur besimtarët protestante t'i ribashkohen besimit katolik pas më shumë se 450 vjet ndarjeje. "Numri i besimtareve protestantë të cilët dëshirojnë të bashkohen me besimin katolik ka pësuar një rritje të ndjeshme vitet e fundit pasi kisha protestante pranoi ne gjirin e saj femrat si dhe bekoi lidhjet homoseksuale,"- deklaroi kardinali, si edhe kandidati për papë pas vdekjes së Papa Gjon Pal i dytë, Jozef Levada.
Vatikani do të pranojë sërish grupe besimtarësh protestante në gjirin e saj të cilët kanë ushtruar besimin e tyre prej rreth 450 vjetesh, që prej rebelimit ndaj Vatikanit dhe ndikimit të papatit të mbretit anglez Henri VIII.
Nga shumë komentatorë ky akt i kishës katolike shihet si një përpjekje e Papa Ratzinger për të përmirësuar imazhin e tij, që kur ai u sulmua për deklaratat e tij anti-islamike para dy vitesh. Ato deklarata patën krijuar një valë të ashpër protestash në Lindjen e Mesme si edhe në botën Arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›