E Diel, 1 Nëntor 2026

Joe Biden, tur vizitash në Europën Qendrore

Zv/presidenti i SHBA-së, Joe Biden kreu ditën e mërkurë një vizitë zyrtare në Poloni. Kjo vizitë shënon fillimin e një turi vizitash zyrtare të Biden në rajonin e Europës Qendrore.
Vizitat e zv/presidentit të SHBA Joe Biden në rajonin e Europës Qendrore kanë për qëllim që të sigurojnë zyrtarët kryesorë të këtyre vendeve se SHBA do të vazhdojë të jetë një aleat i afërt me ta. Shumë dyshime u hodhën mbi marrdhëniet SHBA-Europë Qendrore pasi Obama vendosi që të mos ndërtonte sistemin anti-raketë që ishte parashikuar nga administrate Bush që të ndërtohej në Çeki si edhe Poloni.
Ky vendim nervozoi shumë zyrtarë të këtyre vendeve pavarsisht se Rusia ka pohuar se ajo do të ndjekë një politikë ushtarake jo provokuese ndaj tyre.
Biden do të vizitojë gjatë ditës së mërkurë kryeministrin polak Donald si edhe presidentin Lech Kaczynski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›