SHBA Kina premtojne te rigjallerojne marredheniet ushtarake
Ministri i Mbrojtjes i Kines tha sot se eshte dakord me Sekretarin amerikan te Mbrojtjes Robert Gejts mbi nevojen per te konsoliduar marredheniet ushtarake mes dy vendeve. Por ai nuk garantoi se nuk do te kete me probleme
Te dyja palet jane te nje mendjeje se shkembimet e qendrueshme dhe te besueshme mes dy ushtrive do te ndihmojne ne pakesimin e keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve. Te dyja palet jane dakord se takimet dhe diskutimet mes dy ministrive te mbrojtjes per ceshtjet e mbrojtjes dhe nje mekanizmi per sigurine detare do te sherbejne si kanale te rendesishme per dialogun mes dy ushtrive.
Zoti Gejts ndodhet ne Pekin per te rivendosur kontaktet ushtarake pas nje nderprerjeje prej nje viti. Ai tha se ai dhe Ministri i Mbrojtjes Liang Guanglie jane ne nje mendje per nevojen per kontakte te konsoliduara ushtarake.
Ne jemi dakord se per te pakesuar shanset per keqkuptime apo keqinterpretime eshte e rendesishme qe lidhjet mes dy ushtrive tona te jene te forta te qendrueshme dhe te mos jene te varura nga levizjet politike.
Gejts ishte ftuar te vizitonte Kinen vitin e kaluar por Kina e terhoqi ftesen dhe nderpreu kontaktet nderushtarake pasi Shtetet e Bashkuara i shiten Taivanit arme ne vleren 6 miliarde dollare ne Janar.
Gjate bisedimeve te sotme Gejts dhe Liang rane dakord per te zbatuar nje sere shkembimesh ushtarake per te cilat u ra fillimisht dakord mbi nje vit me pare.
Ato perfshijne nje vizite ne Shtetet e Bashkuara nga kreu i ushtrise kkineze dhe bisedime per te vendosur nje kuader per marredheniet e ardhshme te mbrojtjes.