E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta fitues i Topit te Arte

Andres Iniesta është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2010. Megjithëse trofeu prestigjoz, i cili për herë të parë është unifikuar me çmimin “Lojtari më i mirë i vitit” që jepet nga FIFA do të dorëzohet sot në mbëmje, mediat botërore kanë zbuluar se triumfi është i gjithi për mesfushorin e Barcelonës.

Andres Iniesta ka mundur rivalitetin e fortë të dy shokëve te tij të skuadrës, Xavi Hernandez dhe Lionel Messi. Sipas të perditëshmeve spanjolle, Iniesta ka fituar shumicën e votave të gazetareve sportivë nga e gjithë bota, të cilët votojnë për trofeun qe jepet nga prestigjozja “France Football”.

Iniesta, i cili ka bërë dhe fotot zyrtare me “Topin e Artë” ka mbyllur në mënyrën më të mirë një vit me të vërtetë mbreslënës. Ai fitoi titullin kampion në Spanjë si dhe Kupën e Botës me kombëtaren e Spanjës.

Mesfushori ishte dhe shënuesi i golit te vetëm qe i dhuroi skuadrës spanjolle triumfin në Boterorin 2010 ne finalen kundër Hollandës. Ishte pikërisht ky gol, por edhe paraqitja ne sezonin e fundit që kanë bindur gazetarët sportivë nga e gjithë bota t’i japin Andres Iniestës “Topin e Artë”.

Nertan Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›