E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek Defekte serioze ne zgjedhje. U demtua imazhi i Kosoves

Delegacioni i Parlamentit Evropian  i cili ka vëzhguar zgjedhjet në Kosovë është shprehur i shqetësuar me defektet që kanë shoqëruar procesin, si më 12 dhjetor ashtu edhe më 9 janar. Delegacioni ka vlerësuar se nuk janë përmbushur standardet e kërkuara demokratike. Raportuesja për Kosovën Ulrike Lunacek, e cila ka udhëhequr këtë delegacion tha se ka parë manipulime dhe më 9 janar, në përsëritjen e votimeve në pesë komuna, të cilat sipas saj, e kanë dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës.

“Më vjen keq ta them, por në këto dy palë zgjedhje u dëmtua rëndë imazhi i Kosovë dhe ky fakt mund të ndikojë për të keq në hapat që e presin Kosovën drejt BE-së”, tha Ulrike Lunacek, Raportuese e Asamblesë Parlamentare të KE për Kosovën.  “Në orën 4 pasdite ne arritëm në Bektash. Aty gjetëm një gjendje kaotike, shumë njerëz duke brenda qendrës së votimit, që u dukeshin shumë nervoz. Pak minuta më vonë ne me sytë tanë kemi parë se si është ndalur rryma në qendrat e votimit dhe votuesit kanë votuar në dritën e qirinjve e disa në terr, ndërsa është vërejtur edhe frika e qytetarëve derisa kanë votuar”, tha Jutta Seinrisk, Eurodeputete.
 
Edhe pse votimi është zhvilluar kryesisht në atmosferë të qetë, delegacioni ka marrë parasysh raportimet për mashtrime zgjedhore dhe kërcënime.  Delegacioni i AP të Këshillit të Evropës inkurajon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të përfunduar numërimin e votave. Kosova duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të përmirësuar procesin e ardhshëm zgjedhor, ka porositur delegacioni.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›