ETA shpall armepushim Spanja e hedh poshte
Madrid 10 janar NOA - Organizata separatiste
baske Eta ka shpallur nje armepushim te pergjithshem por qeveria e Spanjes e
ka hedhur poshte ate.
Lajmin e ka bere te ditur e perditshmja baske Gara ne faqen e saj te internetit ndersa zedhenesi i kryeministrit Alfredo Perez Rubalkaba deklaroi se komunikata e ETA-s nuk eshte e mjaftueshme.
Ne komunikaten e leshuar ETA ka nenvizuar
nevojen per ti dhene nje zgjidhje te drejte dhe demokratike konfliktit
shekullor politik ne zonat baske.
Ajo thekson zgjidhjen e konfliktit nepermjet nje procesi demokratik i cili
mund te shprehe vullnetin e popullit bask.
Per kete arsye kjo organizate shprehet se ka vendosur te shpalle armepushim te
pergjithshem i cili sipas citimeve ne komunikate mund te vertetohet nga
komuniteti nderkombetar.
Nga ana e saj qeveria spanjolle e ftoi grupin ETA e cila eshte dobesuar nga
arrestimet dhe bastisjet pas 50 vjet sulmesh te armatosura qe ta denoncoje
dhunen dhe te heqe dore nga armet.
n.e/NOA