E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islandë, qetësohet vullkani


Vullkani islandez Ejafiyallajokull, reja e hirit të së cilit bllokoi trafikun ajror në të gjithë Europën, pak javë më parë, nuk është më në fazën shpërthyese. Lajmi është konfirmuar nga një eskpert islandez, i cili shtoi gjithësesi se nuk është konfirmuar ende nëse aktiviteti vullkanik është shuar tërësisht. "Ajo që mund të konfirmoj është se aktiviteti i kraterit ka ndalur dhe magma nuk ngjitet më në sipërfaqe- sqaroi specialisti i gjeofizikës, Magnus Gudmundsson nga universiteti i Islandës.
Nga tre grykat e tij nuk del me hi dhe llavë, por vetëm tym i bardhë.
Zyrtarët thanë se retë e pluhurit të ngritura nga vullkani që shpërtheu në Islandë, penguan trafikun ajror në Britani, Suedi, Norvegji, Finlandë, Itali, Irlandë, Gjermani, Francë e në shumë vende të tjera. Shpërthimi vullkanik ndodhi nën një akullnajë në Islandë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›