E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talebanët, sulm bazës së NATO-s në Kandahar

Afganistan

Luftëtarët talebanë kanë sulmuar në jug të Afganistanit bazën kryesore të trupës mbrojtëse ndërkombëtare ISAF, të drejtuar nga NATO. Nga sulmi me pesë raketa kundër bazës së Kandaharit janë plagosur shumë ushtarë të ISAF-it dhe civilë, bën të ditur aleanca ushtarake. Disa kryengritës ishin përpjekur të depërtonin në kamp nga veriu, por u detyruan të kthehen mbrapsht. Të mërkurën talebanët sulmuan bazën e madhe të NATO-s në Bagram, në afërsi të Kabulit, si pasojë e të cilës u vranë 16 kryengritës dhe një civil. Talebanët patën njoftuar për zhvillimin e sulmeve të shumta ndaj ISAF-it dhe trupave afganë pas 20 majit. Në këtë mënyrë ata po reagojnë ndaj planeve të NATO-s për zhvillimin e një ofensive të madhe në provincën Kandahar, e cila mbahet si një bastion i talebanëve.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›