E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuari i Guantanamos prej 2 vitesh në Shqipëri: Dua të kthehem në Egjipt

TIRANË- Sherif Almeshad, njëri prej ish-të burgosurve të Guantanamos, i cili prej dy vitesh jeton në Shqipëri, me anë të një konference për shtyp, ka kërkuar që shteti shqiptar të respektojë të drejtën e tij për të udhëtuar.

Gjatë një konference për shtyp, Katie Taylor, nga organizata britanike Reprive, e cila ka marrë në mbrojtje ligjore ish-të burgosurit e Guantanamos, u shpreh se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore nga Egjipti që Almeshad të shkojë për të takuar familjen.

Nga ana e tij, Sherif Almeshad kërkoi që shteti shqiptar të respektojë të drejtën e tij për të udhëtuar, pasi në historinë e tij nuk ka asgjë të paqartë. Avokati Shyqyri Dylgjeri deklaroi se shteti shqiptar është përballë një shkeljeje të pastër të nenit 16-1 të Kushtetutës, përlëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›