SHBA, Kongresi voton sot planin 700 mld dollarë

Anëtarë të Kongresit amerikan po përgatiten për të votuar sot planin 700 miliradë dollarësh për të shpëtuar institucionet financiare te goditura nga kriza më e fundit.
Udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur pas një jave negociatash me administratën e Bushit.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nansi Pelosi tha se me këtë marrëveshje merr fund kaosi në ëall Street.
Ndërsa republikani John Boehner u bëri thirrje kolegëve të tij që të mbështesin këtë pako sepse ishte rrugë e drejtë për vendin.