Johansson i thotë PO Reynolds

Martohet aktorja amerikane Scarlett Johansson. Ashtu si në filmat ku ka interpretuar ajo ka gjetur partnerin ideal edhe në jetë.
Larg reflektorëve, aktorja amerikane është lidhur në martesë me kolegun e saj Ryan Reynolds.
Cermonia, sic tregon edhe “Los Angeles Times”, u bë në Kanada, të shtunën në një restorant në mes të pylllit pranë Vancouver, vendlindja e Reynolds, në të ciliën ka lindur 31 vjet më parë.
Johansson, 23, dhe Reynolds 31, kishin shpallur fejesen e tyre që në maj. Në martesë morën pjesë mamaja e aktores, Melanie Sloan, vëllai Adrian Johansson si dhe pak të ftuar, miq te afert të ciftit.