SHBA: Kthimi i pronave problem që po zvarritet
• Kthimi i pronave vazhdon të jetë një problem që po zvarritet nga qeveria. Ky është konkluzioni i Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin për Shqipërinë lidhur me liritë dhe të drejtat e njeriut.Raporti i cili përbëhet nga 30 faqe përfshin në mënyrë të detajuar të gjitha rastet e vërejtura në vitin 2007 për respektimin e të drejtave të njeriut, respektimi i lirive civile, respektimi i të drejtave politike, qëndrimi qeveritar në lidhje me hetimin ndërkombëtar, diskriminimi, abuzimet shoqërore, dhe trafikimi i personave si dhe të drejtat e punëtorëve. PronatLidhur me çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave, Departamenti Amerikan i Shtetit i referohet raportit vjetor të Avokatit të Popullit. "Raporti vjetor i Avokatit të Popullit vërente që në vitin 2006, një total prej 125 ankesash lidheshin me kompensimin e pronës. Nga këto, 107 ishin shqyrtuar plotësisht dhe 19 ishin zgjidhur në favor të pretenduesit. Në vitin 2005, qeveria përcaktoi një fond prej 3.6 milionë dollarësh (300 milionë lekë) për t'u ofruar kompensim ankuesve", theksohet në raport. Ndërkohë, duke cituar drejtorin e Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës, "buxheti i përbashkët 2007-'08 përcaktuar nga qeveria për kompensim të pronës ishte afërsisht 11 milionë dollarë. Kostoja totale për kompensimin e pronarëve në mbarë vendin vlerësohej në 3.5 miliardë dollarë. Qysh nga viti 1993, qeveria kishte miratuar 50.000 vendime mbi tituj të pronësisë. Nga këto, 1.000 gëzojnë të drejtën të blejnë objektet e ndërtuara mbi tokën e tyre".KorrupsioniPërsa i përket fenomenit të korrupsionit, në raportin e DASH për vitin 2007 thuhet se pavarësisht faktit se pati një numër arrestimesh të zyrtarëve të lartë vendorë dhe qendrorë, korrupsioni mbeti një pengesë madhore ndaj reformave domethënëse. Treguesit botërorë të qeverisjes të Bankës Botërore pasqyronin që korrupsioni ishte një problem serioz. "Në shtator, Prokuroria arrestoi gjashtë punonjës qeveritarë të nivelit të lartë nën akuza për korrupsion, përfshi një zëvendës-ministër të Punëve Publike, drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve dhe drejtorin e Prokurimeve; të gjithë pretendohej se ishin përfshirë në një skemë ryshfetesh për tendera ndërtimesh. Deri në fund të vitit, nuk ishte përcaktuar datë për gjyq", thuhet më tej në raport.Debati politikNë çështjen "zgjedhjet dhe pjesëmarrja politike" përmendet fakti se në korrik Parlamenti ka zgjedhur Bamir Topin, president në përputhje me udhëzimet kushtetuese. Duke u kthyer mbrapa në kohë, në janar të vitit 2007 para zgjedhjeve lokale, në raport thuhet se konfliktet mes udhëheqësve politikë kanë çuar në negociata të gjata. Vonesat çuan në zgjedhje të organizuara dobët si dhe në rregulla e rregullore të pavolitshme. Në raport thuhet gjithashtu se, policia disa herë përdori kërcënimet, dhunën, dhe torturat për të marrë deponime nga të miturit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve raportoi që në burgje me kapacitet për afro 2,700 të burgosur, kishte 3,060 të tillë dhe në mjedise të paraburgimit të synuara për 671 persona kishte 752. Pagat e ulëta dhe korrupsioni i shumë përhapur në të gjithë shoqërinë e bënin të vështirë luftën kundër korrupsionit në polici. "Paga kombëtare minimale ishte 169 dollarë (14,000 lekë) në muaj. Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar një standard të denjë jetese për një punëtor dhe familjen e tij", theksohet më tej në raport.Raporti i DASHPër burgjet- Kushtet e burgjeve nuk përmbushnin standardet ndërkombëtare.- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve raportoi që në burgjet e planifikuara për afro 2,700 të burgosur, kishte 3,060 të tillë dhe në mjediset e paraburgimit të synuara për 671 persona kishte 752. Në vitin 2006, Burgu i Peqinit, i cili kishte një kapacitet për 650 të burgosur, mbante 900 dhe disa qeli kishin 12 të burgosur.Për arrestimet- Pati disa raportime që policia në disa raste arrestoi dhe ndaloi persona në mënyrë arbitrare.- Paraqitja e gjithanshme e zbatimit të ligjit mbeti e dobët. Sjellja joprofesionale dhe korrupsioni mbetën pengesa madhore për zhvillimin e një force policore civile të efektshme.- Pagat e ulëta dhe korrupsioni i shumëpërhapur në të gjithë shoqërinë e bënin të vështirë luftën kundër korrupsionit në polici.Për gjyqësorin- Presioni politik, kërcënimet, korrupsioni i shumëpërhapur dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efeciente. Për pronat- Kthimi i pronës së konfiskuar gjatë regjimit komunist mbeti një problem domethënës. Raporti vjetor i Avokatit të Popullit vërente që në vitin 2006, një total prej 125 ankesash lidheshin me kompensimin e pronës. Nga këto, 107 ishin shqyrtuar plotësisht dhe 19 ishin zgjidhur në favor të pretenduesit. Në vitin 2005, qeveria përcaktoi një fond prej 3.6 milionë dollarësh (300 milionë lekë) për t'u ofruar kompensim ankuesve. - Sipas drejtorit të Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës, buxheti i përbashkët 2007-'08, përcaktuar nga qeveria për kompensim të pronës ishte afërsisht 11 milionë dollarë. Kostoja totale për kompensimin e pronarëve në mbarë vendin vlerësohej në 3.5 miliardë dollarë. Qysh nga viti 1993, qeveria kishte miratuar 50.000 vendime mbi tituj të pronësisë. Nga këto, 1.000 gëzojnë të drejtën të blejnë objektet e ndërtuara mbi tokën e tyre.Për lirinë e fjalës- Gazetarët praktikuan autocensurën.- Politizimi i medias mbeti shqetësim. Polarizimi i organeve të medias në kampe kundërshtare u bë më i theksuar gjatë vitit, duke u përkeqësuar sidomos gjatë fushatës për zgjedhjet vendore në shkurt. Botuesit dhe pronarët e gazetave vazhduan të diktonin lajme për t'u shërbyer interesave të tyre politike dhe ekonomike dhe disa herë bllokuan lajme që ishin në kundërshtim me ato interesa. Pati pak transparencë në financimin e medias. Për pjesëmarrjen politike- Në korrik, Parlamenti zgjodhi Bamir Topin president, në përputhje me udhëzimet kushtetuese.- Konfliktet mes udhëheqësve politikë shkaktuan negociata të stërzgjatura dhe rezultuan në zgjedhje të shtyra. Vonesat çuan në zgjedhje të organizuara dobët si dhe në rregulla e rregullore të pavolitshme. Ashtu si në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, votimet familjare dhe nga persona të besuar vazhduan të ishin probleme. Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) deklaruan që zgjedhjet i përmbushën vetëm pjesërisht standardet ndërkombëtare.Për korrupsionin- Pavarësisht nga një numër arrestimesh të zyrtarëve të lartë vendorë dhe qendrorë, korrupsioni mbeti një pengesë madhore ndaj reformave domethënëse. Treguesit botërorë të qeverisjes të Bankës Botërore pasqyronin që korrupsioni ishte një problem serioz.- Në shtator, Prokuroria arrestoi gjashtë punonjës qeveritarë të nivelit të lartë nën akuza për korrupsion, përfshi një zëvendës-ministër të Punëve Publike, drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve dhe drejtorin e Prokurimeve; të gjithë pretendohej se ishin përfshirë në një skemë ryshfetesh për tendera ndërtimesh. Deri në fund të vitit, nuk ishte përcaktuar datë për gjyq.Shkarkimi i SollakutSipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit "në nëntor, Parlamenti rekomandoi për herë të dytë që Presidenti të shkarkonte prokurorin e Përgjithshëm për paaftësi dhe korrupsion; Presidenti e shkarkoi prokurorin e Përgjithshëm dhe emëroi një të ri brenda po atij muaji. Pritej një vendim mbi apelin nga prokurori i shkarkuar pranë Gjykatës Kushtetuese".Zbatimi i ligjitNë raportin e publikuar dje theksohet fakti se paraqitja e gjithanshme e zbatimit të ligjit mbeti e dobët. "Sjellja joprofesionale dhe korrupsioni mbetën pengesa madhore për zhvillimin e një force policore civile të efektshme. Pagat e ulëta dhe korrupsioni i shumë përhapur në të gjithë shoqërinë e bënin të vështirë luftën kundër korrupsionit në polici".Raporti: Gazetarët praktikuan autocensurënDepartamenti Amerikan i Shtetit thotë në raportin e tij se gazetarët praktikuan autocensurën. Sipas DASH media ishte aktive dhe e papenguar, por pati probleme serioze me përdorimin e medias për qëllime politike. "Në përgjithësi, individët mund ta kritikonin qeverinë publikisht ose privatisht pa u ndëshkuar; ndërkohë që nuk pati përpjekje të publikuara nga qeveria për të shtypur kritikat nga individët, pati raste presioni të tërthortë mbi median", theksohet më tej në raport. DASH bën të ditur gjithashtu se politizimi i medias mbeti shqetësim. "Polarizimi i organeve të medias në kampe kundërshtare u bë më i theksuar gjatë vitit, duke u përkeqësuar sidomos gjatë fushatës për zgjedhjet vendore në shkurt. Botuesit dhe pronarët e gazetave vazhduan të diktonin lajme për t'u shërbyer interesave të tyre politike dhe ekonomike dhe disa herë bllokuan lajme që ishin në kundërshtim me ato interesa. Pati pak transparencë në financimin e medias", thekson më tej DASH. Gjithashtu bëhet e ditur se presioni politik, profesionalizmi i kufizuar dhe mungesa e financimeve shtrëngoi median e shkruar të pavarur.