Tenderi i kasave, nis gara për kompaninë
• Brenda këtij viti të gjithë bizneset do të jenë të pajisur me kasa regjistruese.Të gjitha ato kompani që duan të marrin pjesë në tenderin për vendosjen e kasave duhet të dorëzojë dosjet brenda datës 15 mars. Ministria e Financave ka hapur kështu garën për kompanitë duan të marrin pjesë në këtë tender. Pas dorëzimit të dosjeve komisioni i vlerësimit të ofertave do të vlerësojë çdo propozim dhe do të shpallë fitues shoqëritë e autorizuara që kane marrë më shumë pikë. Shpallja e fituesve do të bëhet jo më vonë se njëzet ditë nga data e konkurrimit dhe emrat e shoqërive fituese do të bëhen publike nga Ministria e Financave. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri "Për procedurat tatimore". Sipas këtij projektligji çdo biznes si i madh dhe i vogël do të pajiset me kasa regjistruese dhe për pasojë çdo transaksion shit-blerjeje do të shoqërohet me faturë tatimore. Sipas projektligjit të ri shitësi është i detyruar që çdo mall të shitur ta regjistrojë në kasë dhe për çdo shitje që ai kryen blerësit duhet të marrin kuponin tatimor. Në fakt procesi i vendosjes së kasave ka nisur vite më parë, por që për fat të keq dështoi. Në këto kushte ekspertët e Ministrisë së Financave vendosën që ky proces të fillonte sërish. Në projektligjin e ri "Për procedurat tatimore" është parashikuar që brenda këtij viti çdo biznes do të jetë i pajisur me kasa regjistruese.