E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magnezi: Për duhanpirësit meshkuj ul rrezikun për iktus

• Plotësimi i dietës me magnez ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun për shfaqjen e iktusit te meshkujt duhanpirës. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të publikuar në numrin e fundit të revistës “Archives of Internal Medicine”.Në studim janë marrë një kampion me rreth 24 mijë vullnetarë duhanpirës që janë marrë në studim për të parë shëndetin e sistemit të frymëmarrjes të këtyre pacientëve, që pinin të paktën 5 cigare në ditë rregullisht. Një nëngrup i veçantë i këtyre pacientëve ndiqte një dietë veçanërisht të pasur me magnez, që është i pranishëm në frutat e thata, drithërat, perimet, djathërat dhe veza. Në analizimin e rezultateve të arritura në fund të studimit, mjekët kanë arritur të kuptojnë, gati rastësisht, që incidenca e iktusit cerebral në këtë nëngrup ishte më i pakët se në pjesën tjetër të duhanpirësve. Magnezi, kalciumi dhe potasi janë elemente të rëndësishme për homeostazën qelizore, për të mbajtur kështu një ekuilibër të brendshëm që do t’u lejonte qelizave të një organi dhe të gjithë organizmit të brendshëm të funksionojë. Duke marrë këto substanca me anë të dietës arrihet të ruhen ekuilibrat minerale, prishja e të cilëve do të sillte pasoja shumë të rënda në organizmin e njeriut. Kështu p.sh., një tepricë sode do të ndërlikonte gjendjen e hipertonikëve. Ndërsa magnezi lehtëson fenomenet vazodilatative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›