Toçi: Sistemi fiskal ka dëmtuar mardhëniet mes lexuesit dhe librit
Fatmir Toçi kryetari i shoqatës së botuesve në një intervistë për Ora-News ka thënë se ne ndodhemi përpara një momenti të rëndësishem, pasi shoqata e botuesve ka ndryshuar, pasi edhe shtëpitë botuese kanë ndryshuar. Sistemi fiskal ka dëmtuar mardhëniet mes librit dhe lexuesit. Sipas Toçit taksat për vlere e shtuar është shumë e lartë për librin, pasi kjo ndikon direkt të lexuesi, nëse duhet të humë në europë duhet të jemi të barabartë me ata, pasi kjo taksë në europë është shumë më e ulët në krahasim me vëndin tonë. Fatmir Toçi tha se ne jemi të gatëshëm të bashkëpunojmë me qeverinë , pasi kjo taksë ka vendosur një barrjerë mes nesh dhe lexuesit, kontributi ynë është që të zgjidhet sa më shpejt kjo pengesë mes nesh dhe lexuesit. Deri tani nuk kemi pasë mardhënje të mira me Ministrinë e Kulturës prej tre vitesh, por këtë vit na erdhi mirë që këto mardhënie u rregulluan, pasi Ministria e Kultures na ka finacuar, në këtë panair. Sipas kryetarit të shoqatës së botuesve ky komunikim që u vendos mes dy institucioneve është për të miren e dy palëve.