E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendet një foshnje e vdekur, në kazan plehrash

TIRANë- Mbrëmjen e sotme pranë spitalit të Senatoriumit, në zonën e Saukut është gjetur një foshnje e vdekur. Ngjarja bëhet edhe më tronditëse, pasi foshnja është gjetur e hedhur në një kazan plehrash. Kanë qënë kalimtarë të rastit ata që kanë vërejtur foshnjen brenda në kazanët e plehrave.

Policia e Tiranës me të marrë sinjalizime për ngjarjen ka nisur hetimet, ndërsa foshnjen e kanë dërguar në morg, ku pritet ti nënshtrohet ekspertizave për vdekjen.
Do të jetë ekspertiza që do të vërtetojë nëse foshnja, seksi i të cilit nuk bëhet i ditur, ka vdekur në kushte normale, apo jo.

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›