SHBA Miliona njerez jane prekur nga temperatura te larta rekord ne shume zona

Miliona njerez ne mbare pjesen verilindore te Shteteve te Bashkuara jane prekur nga temperatura te larta qe shkuan mbi 40 grade celsius dhe arriten nivele rekorde ne shume zona.
Niveli i larte i lageshtise beri qe nxehtesia te ndjehej si te ishte me shume se 45 grade celsius ne Nju Jork dhe qytete te tjera.
Zyrtaret paralajmeruan njerezit te menjanonin punen jashte dhe te kerkonin vendstrehim me kondicionere ne se ishte e nevojshme. Zyrtaret thane se vala e te nxehtit gjate kesaj jave ka shkaktuar vdekjen e disa personave.
Temperaturat e larta dhe cilesia e ajrit vazhdojne sot ne pjesen verilindore te Shteteve te Bashkuara. Temperatura ketu ne Washington sot pritet te vazhdoje ne 40 grade celsius.