E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Mitt Romney fiton zgjedhjet ne New Hempshire

Gara republikane për president i ka dhëne një tjetër shans Mit Romneyt, që të shkojë drejt zgjedhjeve presidenciale, pas fitores në shtetin e New Hempshire. Ish-guvernatori I Massachusetts arriti të marrë 40% të votave, ndërsa në vend të dytë u rendit kongresmeni Ron Paul me rreth 23% të votave. Zgjedhjet do të mbahen në çdo shtet për gjashtë muaj radhazi ku do të kulmojnë me Konventën e gushtit. Të gjashtë kandidatët janë zotuar se do të luftojneë në zgjedhjen e Korolinës së Jugut, i cili është shteti i radhës që do të nxjerrë një fitues më 21 janar. Menjëherë pas publikimit të rezultateve, Romney ka deklaruar fitoren duke i lëshuar një tjetër sfidë presidentit Barak Obama, mbi ekonomine vendase. "Presidenti Obama e ka drejtuar këtë vend nga idetë, tani është koha që ai të lërë justifikimet”- u shpreh Romney para qindra mbështetësve. Zgjedhjet e radhës në Karolinen e Jugut pritet të mos jenë kaq të lehta pëer Romneyn, mirëpo sondazhet paraprake tregojnë se ai gëzon popullaritet në radhet e votuesve .
Pavarësisht nga një fushatë të mirëfinancuar dhe mbështetur nga partia e tij, Romney ka luftuar për të mbledhur shumicën e republikanëve.
Analistët vlerësojnë rreth 250.000 votues republikanë dolën për të votuar në New Hampshire. Ndërkohë nga ana tjetër, Presidenti Obama po kërkon të rimëkëmbë ekonominë nga recesioni, që filloi në vitin 2007, gjatë presidences se George W. Bush.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›