SHBA-ja dhe Franca denojne fjalimin e presidentit sirian
Pas fjalimit të rrallë të presidentit sirian, Bashar Al Asad, ku ai akuzoi ndërkombëtarët për konspiracion dhe destabilizim të vendit, kanë ardhur dhe reagimet e para . SHBA-ja dhe Franca kanë dënuar fjalimin e kreut sirian . Departamenti Amerikan i Shtetit tha se, Presidenti Asad e kishte hedhur "përgjegjësinë mbi të gjithë, përveç vetes së tij".
Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Francës, Alain Juppe, tha se fjalimi arriti deri në "mohimin e realitetit"."Fjalimi nxit dhunë dhe konfrontim mes palëve. Ky është një lloj mohimi i realitetit."u shpreh Juppe .
Assad tha se, fuqitë ndërkombëtare ishin duke u përpjekur për të destabilizuar Sirinë, dhe u zotua për të shtypur "terroristët" me një "dorë të hekurt".
Në Uashington, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland tha: "Assad mundohet për të fajësuar një komplot të huaj që është aq i gjerë në lidhje me situatën në Siri, që tashmë përfshin Lidhjen më të madhe të opozitës siriane dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar".
Ajo shtoi se “fjalimi i Asad konfirmoi pikëpamjen tonë se për të është koha që të ikë".
Reagimi i dy vendeve erdhi pas fjalimit të liderit sirian ditën e martë, ku ai ka akuzuar ndërkombëtarët për një komplot me qëllim destabilizimin e vendit të tij. Ndërkohë që të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për dhënien fund të dhunës dhe një tërheqje të Assadit nga posti deri tani kanë dështuar