E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorehiqet zevendes sekretari italian i shtetit Carlo Malinconico

 Zv/ sekretari i Shtetit në Presidencën e Këshillit të Ministrave në Itali, Carlo Malinconico ka dhënë dorëheqjen nga posti, pas akuzave se ka pasur lidhje me një biznesmen i cili akuzohet për korrupsion.
Hetuesia ka zbuluar se Malinconicos i janë paguar faturat e qëndrimit në një hotel me pesë yje në Toskanë, në vitet 2007-08. Ai ishte pjesë e qeverisë së Kryeministrit Mario Monti, i cili erdhi në detyrë në nëntor me premtimin për një qeverisje transparente. 61-vjeçari, i cili ka mbajtur detyrën e shefit të stafit në qeveri të mëparshme, këmbëngul se tentoi të paguante faturën e hotelit, por i thanë se ajo ishte e paguar. Bisnesmeni quhet Francesco Maria De Vito Piscicelli, i cili është vënë nën hetim për fitimin e disa kontratave të dyshimta ndërtimi, për rindërtimin e L’Akuilës, qytetin të shkatërruar nga tërmeti në 2008-n.
Malinconico u shpreh se jepte dorëheqjen, për t’i lënë rrugë të lirë hetimeve, por mohoi të ketë kryer ndonjë shkelje dhe këmbëngul se e ka marrë vesh identitetin e njeriut që ka paguar për të, në hotelin me pesë yje vetëm prej faqeve të gazetave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›