E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet ne sallen e gjyqit prokurori gjerman

Një prokuror gjerman është vrarë në një gjykatë Bavareze. Ai u qëllua për vdekje në një sallë gjyqi në shtetin jugor. Një 54 vjeçar i pandehur në një rast abuzimi fondesh, hapi zjarr fillimisht mbi gjyqtarin e më pas mbi prokurorin duke e goditur tri herë në krah, në stomak dhe në shpatulla. Prokurori u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë më vonë. I pandehuri u mbajt më pas në paraburgim. Zëra të pakonfirmuar thanë se viktima ishte 31 vjeç dhe ishte i punësuar nga zyra e Prokurorisë së Bavarisë prej një viti.
Zëdhënësi i policisë, Gunter Bek tha se agresori ndodhej në gjykatë pasi nuk kishte paguar sigurimin e punonjësve të tij, prej miliona eurosh.
Beck thotë se nuk e di se me çfarë masash sigurie, i pandehuri arriti të marrë brenda armën.
Gjykatat gjermane kanë forcuar sigurinë vitet e fundit për shkak të disa sulmeve të mëparshme mbi gjyqtarët dhe prokurorët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›