SHBA: Ndihme per projektet e Bashes Rozeta Rapushi
Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te mbeshtesin projektet e Bashkise se Tiranes per reduktimin e barrierave ndaj biznesit, reformat fiskale, promovimin e qytetit, etj. Keshtu e garantoi dje kryetarin e Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, Ambasadori i SHBA-ve ne vendin tone Aleksander Arvizu, gjate nje takimi ne kete institucion. "E pergezova Kryetarin e Bashkise se Tiranes dhe gjithashtu i theksova atij faktin se Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane nje tradite shume te gjate bashkepunimi me Bashkine e Tiranes dhe presim qe kjo te vazhdoje. Ne kemi gjithashtu nje tradite shume te gjate te bashkepunimit me Kryetarin e Bashkise, gjate te gjithe funksioneve qe ai ka pasur me heret, si Minister i Puneve te Brendshme, Minister i Puneve te Jashtme e gjithashtu gjate punes qe ai ka zhvilluar ne Kosove, keshtu qe presim me kenaqesi edhe zhvillimin e kesaj marredhenieje te re me te", tha diplomati amerikan pas takimit. Arvizu pohoi se ne takimin qe zgjati me shume se nje ore, u diskutua gjate mbi menyrat, se si mund te permiresohet jeta e qytetareve te Tiranes. "Kjo eshte nje gje teper e rendesishme, sepse edhe synimi i SHBA eshte permiresimi i jetes se qytetareve ne Tirane e Shqiperi dhe dukshem 1/3 e qytetareve te Shqiperise jetojne ne kete qytet e rrethinat e saj", vijoi Arvizu. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, e njohu ambasadorin mbi planet e Bashkise per mbrojtjen e konsumatorit, decentralizimin, reformat strukturore, reduktimin e barrierave fiskale, thithjen e investimeve te huaja, projektet ne infrastrukture etj. "Me kenaqesi te vecante, prita sot ne zyre Ambasadorin Arvizu. Se pari e falenderova per mbeshtetjen qe Ambasada amerikane i ka dhene Bashkise se Tiranes ne vite, punes se saj ne sherbim te qytetareve. Se dyti e informova per prioritetet e punes sone ne drejtimet kryesore, ne zhvillimin ekonomik te Tiranes dhe rritjen e shanseve per punesim, ne permiresimin e cilesise se jetes nepermjet nderhyrjeve urbane dhe nepermjet nje qeverisjeje me transparente, me efikase dhe me ne sherbim te qytetareve te Tiranes dhe gjithe aktoreve ekonomike e shoqerore", u shpreh kreu i bashkise. Basha pohoi se kerkoi dhe mori mbeshtetjen e ambasadorit Arvizu, qe nepermjet programeve te Ambasades e programeve te qeverise amerikane, te mbeshteten perpjekjet e Bashkise se Tiranes ne te gjithe keto fusha. "E falenderoj dhe e siguroj per nje bashkepunim te suksesshem, midis Bashkise se Tiranes, Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes e cila po keshtu, ne vetvete dhe me te gjithe stafin e saj eshte nje nga rezidentet e qytetit tone", u shpreh ai.