Shëndetësi, BB anulon financimin, shkelje në tender
TIRANE- Problemet dhe shkeljet e rënda në tenderin e paisjeve spitalore kanë detyruar Bankën Botërore të anulojë financimin prej 1.1 milionë dollarësh. I gjithë operacioni dështoi pasi komisioni i Vlerësimit në ministrinë e Shëndetësisë skualifikoi firmën që ka bërë ofertën më të ulët dhe rekomandoi një kompani e cila bëri një ofertë 600 mijë dollarë më të lartë.
Më 27 gusht 2010, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili urdhëroi prokurimin e paisjeve mjekësore për spitalet rajonale në shumën 3.6 milionë dollarë. Përzgjedhja do të bëhej nga Komisioni i Vlerësimit i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, dhe i drejtuar nga Mirela Cano.
Komisioni i Vlerësimit refuzoi ofertën e e kompanisë Nihon Kohden, e cila ishte teknikisht e aftë dhe solli edhe ofertën më të ulët në tender për kontratën në fjalë, dhe kontrata iu rekomandua 'Philips', një kompanie që paraqiti një ofertë prej 600 mijë dollarësh më të lartë
"Gazeta Shqiptare" publikoi sot një letër korrespondence që drejtoresha kombëtare dhe Koordinatorja rajonale për Europën Juglindore, Europën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, Jane Armitage i ka dërguar ministrit të Financave, Ridvan Bode në 9 gusht 2011.
Në këtë letër, e cila i është dërguar gjithashtu edhe ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, sekretares së Përgjithshme të ministrisë, Mirela Cano, drejtorit të Përgjithshëm të Spitaleve, Pëllumb Pipero, drejtoreshës së ISSH, Elvana Hana dhe disa autoriteteve të tjera, drejtoresha e Bankës Botërore shpall keqpërdorim dhe keqprokurim të tenderit.
Ajo madje rezervon të drejtën të kërkojë dëmshpërblim sipas rregullores financiare. Armitage thekson se komisioni i Vlerësimit të tenderit ka thyer rregulloren e Bankës Botërore duke favorizuar ofertuesin më të lartë dhe skualifikuar ofertuesin më të vogël.
(Letrën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(s.g/balkanWeb)