SHBA, Netanjahu në vizitë zyrtare për të rifilluar negociatat me palestinezët
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është pritur ditën e hëne në Shtëpinë e Bardhë nga kreu i saj, presidenti i SHBA-së, Barak Obama. Gjatë kësaj vizite kryeministri izraelit është shprehur se politikat e vendit të tij do të jenë më dialoguese në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme. Netanjahu i ka shprehur zotit Obama vullnetin e tij se do të rishohë projektin për ndërtimet kolonialiste që ishin parashikuar për tu ndërtuar në zonat izraelite të banuara nga popullata palestineze.
Gjatë javës së kaluar presidenti palestinez, Abu Mazen është shprehur nuk ka parë asnjë angazhim nga ana e diplomacisë amerikane për të zgjidhur çështjen e konfliktit në Lindjen e Mesme. Më pas Mazen ka deklaruar se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshmë për tu zgjidhur sërish president i vendit palestinez, pasi ai e shihte rolin e tij komplet të padobishëmë në zgjidhjen e konfliktit me izraelitët. Por pas kësaj deklaratave ka pasur reagime të shumta. Presidenti izraelit Simon Perez e ka këshilluar që ta rivejë në konsideratë aktin e tij të moskandidimit, reagime ka pasur edhe nga politikanë si edhe diplomatë të lartë amerikanë të cilët i kanë kërkuar Mazen që të rikandidojë pasi në të kundërt negociatat për paqen në Lindjen e Mesme do të kishin shumë probleme për të zgjatur më tej. Ndër të vetmit diplomatë kryesor të lidhur me këtë konfliktin në Lindjen e Mesme ishte kryeministri Netanjahu i cili tashmë është në vizitë zyrtare në SHBA.