SHBA: Ngërci politik, pasojë për integrimin e Shqipërisë në BE
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbetetentëe shqetësuara për pasojat që ka ngërci politik në Shqipëri.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara pranë OSBE-së Ian Kelly shprehu shqetësimin e SHBA, për ndikimin negative të situatës së krijuar pas zgjedhejbve lokale të 8 majit në vendin tonë, të cilat po pengojnë reformat që duhet të përmbushë Shqipëria për marrjen e statusit të bvendit kandidat për BE.
Ambasadori amerikan i bëri këto komente dje gjatë takimit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.
Duke përshëndetur vendimin e partisë më të madhe opozitare në vend, për tu rikthyer aktivitetit parlamentar, ambasadori Kelly theksoi Partisa Socialiste duhet të përmbushë angazhimin e saj. Ndërkohë SHBA i bën thirrje koalicionit qeverisës të krijojë një klimë politike më gjithpërfshirëse.
"Uashingtoni, tha ai, i bën thirrje Partisë Socialiste të përbushë angazhimin e saj për një pjesëmarrje të plotë dhe aktive në parlament, si dhe i bën të njejtën thirrje koalicionit qeverisës të krijojë një klimë politike më gjithpërfshirëse. Ambasadori amerikan, po ashtu shprehu shqetësimin e qeverisë së tij lidhur me korrupsionin në Shqipëri",- nënvizon Kelly.
Ambasadori amerikan, po ashtu shprehu shqetësimin e qeverisë së tij lidhur me korrupsionin në Shqipëri, që siç u shpreh ai, ‘vazhdon të mbetet problematik’. Pavarësisht se janë marë disa masa të duhura ambasadori amerikan tha se lufta kundër korrupsionit do ketë sukses vetëm në se palët nuk e përdorin atë për të siguruar përfitime partiake.
"Disa hapa në drejtimin e duhur janë, si përputhja e legjislacionit shqiptar me atë ndërkombëtar për anti-korrupsionin, si dhe vendosja e sistemit elektronik të tenderimeve. Por, lufta kundër korrupsionit mund të ketë sukses vetëm në se palët nuk e përdorin atë për të siguruar përfitime partiake",- deklaroi amasadori amerikan Kelly.
(e.m/BalkanWeb)