AK: Qeveria të bëjë transparente bisedën me diplomatin grek
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot në lidhje me vizitën që zhvilloi dje në vendin tonë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Yannis-Alexis Zepos, i cili u takua me kryeministrin Berisha e kryediplomatin Haxhinasto. Sipas kësaj lëvizje, është e papranueshme që biseda mes zyrtarit grek dhe palës shqiptare nuk u bë transparente për publikun.
“Aleanca Kuq e Zi kërkon që bisedimet e së hënës mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke të jenë transparente dhe larg territ diplomatik, si dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare që të mos bëjë kompromis me cështjet kombëtare të ndarjes së kufirit, të regjistrimit të popullsisë dhe të cështjes came. Cdo pazar me këto tre cështje në këmbim të avokatisë greke në Bashkimin e Evropian do të kontestohet ashpër nga i gjithë populli shqiptar“, tha përfaqësuesi i lëvizjes Aleanca Kuq e Zi.
(m.a/BalkanWeb)