Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës, shkak mungesa e relatorit

Mungesa e relatorit të çështjes Ardian Dvorani, ka qenë shkaku i cili ka shtyrë seancën gjyqësore të video-përgjimit Meta-Prifti. Gjyqtari i gjykatës së lartë Gani Dizdari ka hapur seancën gjyqësore dhe pasi ka bërë apelin e palëve të dy avokëteve të Ilir Metës Petrit Serjani si dhe Gëzim Veleshnja, si dhe të prokurorit Bujar Sheshi, ka deklaruar mosplotësimin e kolegjit penal për mungesë të gjyqtarit. Relatori i çështjes Ardian Dvorani për arsye shëndetësore nuk ka qenë prezentë në seancë duke e shtyre atë në datën 16 shtator në orën 12:00. Kështu që do të jetë dita e premte ku do të zhvillohet seanca ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Në këtë seancën që do të zhvillohet në fund të javës që vjen pritet që të përzgjedhen ekspertët e rinj, që do të verifikojnë videoregjistrimin, pas dy ekspertimeve të shfuqizuara të specialistëve amerikanë dhe anglezë.
Riekspertimi i video-përgjimit ndaj Metës u vendos disa seanca më parë, kur Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me këtë video që ishte kërkuar nga prokuroria shqiptare.
Ish-zv/kryeministri Ilir Meta është vënë nën akuzën për korrupsion nga Prokuroria e Përgjithshme, pas publikimit në media të një video ku ai shfaqej me ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, në një bisedë për disa tendera të ministrisë së Ekonomisë. Vetë zoti Meta e ka cilësuar videon, e realizuar nga ish-ministri Prifti, si një manipulim dhe shantazh ndaj tij. Ndërkohë i takon gjykatës së verifikojë këtë video-pergjim nëse është i montuar ose jo pasi të vendos se kush do të jenë ekspertët, do jenë të huaj apo shqiptarë.