E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli për vrasjen e gjyqtarit: Sulm kundër shtetit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nëpërmjet një deklarate për median ka dënuar vrasjen e gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi.
 

"Jam e shokuar dhe e revoltuar nga vrasja e tmerrshme e gjykatësit Skerdilajd Konomi. Ky është një sulm kundër shtetit.Organet përgjegjëse duhet të zbulojnë e të dënojnë me ashpërsinë e shpejtësinë më të madhe të mundshme organizatorët dhe ekzekutorët e kësaj vrasjeje", deklaron Topalli.
 

Sipas njoftimit për shtyp, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dënon ashpër këtë akt kriminal. Sulmi ndaj atij që i shërben shtetit është sulm ndaj shtetit e mbarë shoqërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›