E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme me bomba ne Pakistan 113 viktima

Nga sulmet me bomba të grupeve sektare dhe militante e separatiste, dje janë vrarë së paku 113 vetë dhe plagosur shumë të tjerë.

Kjo është përshkruar si dhuna më gjakderdhëse gjatë një dite në Pakistan, në vitet e fundit.

Sulmet më vdekjeprurëse ndodhën në Kueta, kryeqytet i provincës jugperëndimore Baloçistan.

Më se 80 vetë raportohet se janë vrarë gjatë dy shpërthimeve të koordinuara, që në shënjestër i kishin pjesëtarët shiitë në një klub të biliardos.

Për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë grupi militant sunit Lashkar-e-Jhangvi.

Më herët, së paku 11 vetë u vranë nga një eksplodim, që për cak i kishte pjesëtarët e forcave të sigurisë në qytetin Kueta.

Përgjegjësinë për kjëtë sulm e ka marrë grupi separatist Armata e Bashkuar Baluçe.

Së paku 22 vetë janë vrarë nga shpërthimi në një tubim religjioz në rajonin Sëat. Për këtë sulm të dyshuar janë talibanët pakistanezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›