Bulqizë, minatorët pritet të dalin nga greva
Arrihet marrëveshja që minatorët të dalin nga greva. Pas 27 ditësh në thellësinë 1400 metra, më në fund, grevistët do të dalin në sipërfaqe, por ata kanë paralajmëruar se misioni nuk përfundon këtu me kaq. Greva do të zhvendoset diku tjetër.
Vetëm pak orë më parë, në Bulqizë ka mbërritur me helikopter dhe pronarja e ACR, Rohtraut Skatche-Depich.
Ditën e djeshme, situata u përkeqësua deri në orët e para të mbrëmjes, ndërsa mbërritën përfaqësuesit e zyrës së Përmbarimit, të cilët prisnin që policia të zbatojë vendimin e Gjykatës së Dibrës për nxjerrjen e minatorëve nga miniera.