E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Shqiptaret te denojne me verdiktin e tyre qeverine

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, sebashku me kryesuesin e listes se kandidateve per deputet ne Qarkun e Gjirokastres Asim Peta, zhvilloi dje takime ne Kelcyre te rrethit te Permetit, nga ku deklaroi se shqiptaret ne 28 qershor do ta thone verdiktin e tyre dhe ata do ta cojne kete qeveri dhe shefin e saj ne pension politike. "Sepse shqiptaret tashme kane 4 vjet qe po e gjykojne kete qeveri, qe po i shikojne veprimet e saj dhe tani ne fund te mandatit ata jane ne gjendje dhe kane arritur ne perfundim qe kjo qeveri duhet te shkoje, te shkoje per te miren e shqiptareve", tha Milo. Sipas tij, madje kjo qeveri te shkoje dhe per ata qe kane qeverisur deri tani, se po te rine me teper ne qeverisje do te bejne me shume zullume, do te bejne me shume deme dhe pastaj ndeshkimi popullor ndaj tyre, do te jete me i madh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›