Gjinushi: Jo vota jashte koalicioni "Bashkimi per Ndryshim"
Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, eshte ndalur ne nje takim permbylles ne Elbasan, ku edhe apeloi qe shqiptaret te mos japin vota jashte koalicionit te majte "Bashkimi per ndryshim". Ai siguroi se vota per PSD, eshte nje vote qe thellon fitoren e te majtes, nuk shkon dem, por eshte nje vote qe garanton qeverisje afatgjate, dhe PSD do te jete nje faktor i mireqeverisjes, qe qeveris per qytetaret dhe jo per pushtetaret. "Prandaj votoni PSD, kete thirrje ia bej vecanerisht te majteve, gjithe shqiptareve, qe kush do fitoren, kush do ndryshimin duhet te votoje per PSD, nuk duhet te genjehet per forca qe jane jashte grupimit". Kreu socialdemokrat vleresoi se fitorja ne qershor eshte e garantuar, sepse e majta ne teresi perfaqeson tashme alternativen me te mire.