E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceku, hapet rruga e lirimit

Albana Isufi

Gjykata e Drejtesise ne rajonin Kustendil te Bullgarise do te vendose brenda 72 oresh nese do ta liroje ose ekstradoje ish-kryeministrin Agim Ceku. Kreu i Partise Social-Demokrate u arrestua te marten, ne kufirin maqedono-bullgar, nga policia kufitare e Bullgarise, ne baze te nje fletarrestimi nderkombetar, te leshuar nga autoritetet serbe. Ai ngarkohet me akuza per krime lufte. Zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme i Bullgarise, Dragovest Goranev, i tha radios Evropa e Lire se do te ndiqen procedurat e rregullta dhe se Gjykata e Drejtesise do te vendose. "Rasti i tij eshte ne duar te Gjykates se Drejtesise ne Kustendil, sepse postblloku ne te cilin ka hyre Ceku ne Bullgari, eshte nen juridiksionin e kesaj gjykate. Vendimi mund te merret deri brenda 72 oresh, ose edhe me heret", tha Goranev. Vendimi, sipas Ministrise se Puneve te Jashtme te Kosoves, e cila po mban kontakte ne lidhje me kete rast me autoritetet bullgare, do te merret me heret. Zedhenesja e kesaj ministrie, Albana Beqiri, thote se me se largu neser (te enjten), zoti Ceku do te jete ne Kosove. "Nga informatat e fundit qe ka Ministria e Puneve te Jashtme, shpresojme se deri te enjten, Ceku do te kthehet ne Kosove", tha ajo.

Ministria serbe e Drejtesise thuhet se u ka nisur kerkese zyrtare autoriteteve bullgare per ekstradimin e zotit Ceku. Por, Albana Beqiri perjashton mundesine e ekstradimit. "Jo, nuk ekziston, absolutisht. Absolutisht, jo. Me se largu neser, ai eshte ne Kosove", tha Beqiri. Interpoli serb ka leshuar disa fletarrestime per lideret kosovare, nen akuzat per krime lufte gjate konfliktit 1998/99. Ato cilesohen te pavlefshme per institucionet e Kosoves, por jo edhe per policite nderkombetare. "Fatkeqesisht, ky fletarrestim eshte valid per autoritetet policore ne tere boten. Kjo eshte arsyeja pse u arrestua Ceku", thote zedhenesi i MPJ-se bullgare, Dragovest Goranev.

Eshte hera e katert qe Ceku arrestohet ne baze te fletarrestimeve te leshuara nga Interpoli serb. Se fundi, i ai u ndalua ne Kolumbi, ne te cilin vend pas debimit, nuk ka te drejte te kthehet per dhjete vjet me radhe. Ka qene ky rast ai qe pati nxitur ministrin e Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, te kerkoje nga Interpoli qe t'i shperfille fletarrestimet e leshuara nga Serbia. Ministri Pajaziti thote ta kete marre kete pergjigje nga Interpoli.

"Me ka ardhur nje pergjigje nga Interpoli. Ata kane thene se kane ne konsiderate shqetesimet tona per rastet. Por, letra kryesisht ka qene per rastin e z. Ceku. Ata kane sugjeruar qe Ceku personalisht duhet te interesohet ne kete drejtim, d.m.th. t'i drejtohet kesaj organizate". "Une pergjigjen ia kam percjelle z. Ceku dhe i kam ofruar mbeshtetjen tone per sa i perket udhetimit te tij, duke i kerkuar qe para udhetimeve te kerkoje mbeshtetjen tone, ne menyre qe ne te komunikojme me shtetet ku ai do te udhetoje", tha Pajaziti. Nderkohe, vete Interpoli, ne faqen e tij te internetit, shkruan se nuk mund t'i anuloje fletarrestimet e leshuara nga interpolet e caktuara shteterore, sepse kete duhet ta bejne vete shtetet qe i leshojne ato. Serbia nuk ka anuluar ende as fletarrestimin ndaj kryeministrit Hashim Thaci, i cili po ashtu ishte arrestuar, vite me pare, ne Hungari, derisa ishte vetem kryetar i Partise Demokratike te Kosoves. Por, ajo qe mund ta mbroje aktualisht kreun e Qeverise, eshte imuniteti, qe, sipas ligjit nderkombetar, u jepet krereve shteterore. Te njejtin imunitet e ka pasur edhe Agim Ceku sa ka qene kryeminister, por pas kthimit ne jeten civile, eshte aktivizuar serish fletarrestimi ndaj tij. Ministri Pajaziti mendon se ky problem do te evitohet vetem atehere kur Kosova te anetaresohet ne Interpol. Aktualisht, mekanizmi i vetem qe bashkepunon me Interpolin, eshte UNMIK-u, e jo institucionet e Kosoves. Kjo per shkak se jo te gjithe anetaret e kesaj organizate policore e njohin shtetin e pavarur te Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›