E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Rama keqperdor politikisht "Gerdecin"

Partia Demokratike denoncon perdorimin politik te tragjedise se Gerdecit nga Edi Rama, per te mbuluar mungesen e alternatives elektorale. "Ne nje kohe kur banoret e Gerdecit ia kane bere mjaft te qarte, se nuk duan dhe nuk pranojne te perdoren per interesat politike te asnjeres parti, Edi Rama nuk heziton te manipuloje edhe nje here me shume me fatkeqesine e dhimbjen e tyre. Jam ketu para jush, per te faktuar skenarin e tij makaber.

Po ju tregoj pamjet e verteta, qe u serviren te montuara e te kuruara ne spotin e Edi Rames, me bojerat qe i sherbejne vetem interesave te tij politike", akuzoi zedhenesja e fushates Bregu. Ajo u shpreh se "ky eshte Gezim Cani, djaloshi i keqperdorur, pa dhimbje, pa skrupuj, ashtu sic eshte bere me viktimat e Gerdecit, me te aksidentuarit e tjere te shpallur te vrare, ashtu sic di te beje vetem Edi Rama". Sipas saj, ajo qe nuk thote Edi Rama ne kete spot, eshte se shtepia pas kraheve te Gezim Canit dhe vellait te tij, nuk eshte e ndertuar e as nuk eshte dhurate e Edi Rames, por eshte nje nga ndertesat e ngritura me financimet e qeverise shqiptare. "Ky eshte vertetimi i llogarise bankare me nr 815613 ne "Raiffeisen Bank" ne emrin e Gezim Shefki Canit, qe mban shumen prej 4. 419.520 lekesh te dhena nga qeveria shqiptare. Por per ne kjo nuk eshte cudi. Gezim Cani ka perfituar ashtu si gjithe familjet e tjera te demtuara ne Gerdec, nga reagimi i menjehershem i qeverise shqiptare", deklaroi Bregu. Per te, "i vetmi njeri qe kerkon te perfitoje nga dhimbja dhe te shkele mbi te, per interesa te ngushta politike, eshte Edi Rama.

Manipulimi qe Edi Rama ben me njerezit, nuk fillon e as nuk mbaron me kete spot elektoral.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›