SHBA, Obama: Shifrat e GDP-së tregojnë për një ulje ekonomike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, njoftoi vendin për më shumë lajme të këqija ekonomike duke thënë se shifrat për tremujorin e dytë të GDP do të tregojnë një ekonomi të tkurrur dhe së bashku me humbjen e vendeve të punës do të jenë ende një problem i madh.
Duke folur për gazetarët pas një takimi me Presidentin e Filipineve, Gloria Macapagal Arroyom, Obama tha se kreditë e SHBA-së dhe sistemi bankar janë stabilizuar, një shenjë që ekonomia është larguar nga zona e rrezikshme.
Obama tha se ai nuk i kishte parë shifrat e PBB, të cilat do të dalin të premten, por ai i'u referua konsensusit të ekonomistëve se ekonomia e SHBA-së kishte ndjerë një rënie të ngadalësuar gjatë muajve të fundit.
Megjithëse humbjet e vendeve të punës janë ende shumë të larta, nuk po procedonin me të njëjtat ritme si në fillim të vitit tha ai. "Unë dyshoj se të dhënat e GDP-së do të tregojnë ende se tkurrja ekonomike gjatë tremujorit të dytë dhe humbja në punë është ënde një problem i madh. Ne nuk do të pushojmë derisa ne të vërejmë jo vetëm një përmirësim teknik të GDP, por derisa prespektiva për punë e popullit amerikan dhe të ardhurat e tyre të kthehen sërish", tha Obama.
Obama tha se disa përmirësime në muajt e fundit kishin zvogëluar frikën se Shtetet e Bashkuara mund të rrëshkasin në një tjetër Depresion të Madh.
Gjatë komenteve të tij me gazetarët në Zyrën Ovale, presidneti i SHBA-së foli gjithshtu dhe për marrëdhëniet me Filipinet dhe përgëzoi Presidentin e Filipineve për përpjekjet e tij kundër terrorizmit.