E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, 5 për qind shqiptarë

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 22:07

Nga 625.266 banorë sa ka Mali i Zi, rreth 5 për qind janë shqiptarë. Nga regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi, 44,98 për qind janë deklaruar se janë malazezë, 27,73 për qind serbë, 8.65 për qind boshnjakë, 4.97 shqiptarë, 3.31 myslimanë, 0.91 kroatë dhe 1.01 romë.

Komisioni Qendror i regjistrimit në Podgoricë ka njoftuar se nga rezultatet preliminare ka dalë se në Malin e Zi jetojnë 625.266 banorë.

Në Malin e Zi, 5, 27 për qind kanë thënë se flasin gjuhën shqipe.

Kjo shifër thuhet se është për rreth 5 mijë banorë më shumë se në vitin 2003.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›