E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani dekoron Ryerson

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” veprimtarinë dhe kontributin e ish-Ambasadorit të parë të Shteteve të Bashkuara në vendin tonë,  William E. Ryerson në forcimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle, ish-Presidenti Alfred Moisiu, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe personalitete të tjera të politikës në vend. Kreu i Shtetit nënvizoi se Shqipëria në kohën e Ambasadorit Ryerson ishte një Shqipëri e sapo dalë nga izolimi,por çdo ditë të kohës së qëndrimit të tij, Ambasadori Ryerson u foli shqiptarëve për të ardhmen e ndritur të Shqipërisë mes kombeve të lira. Në fjalën e tij, ambasadori Rajerson i falenderoi edhe në emër të shteteve të Bashkuara, duke e konsideruar me fat të pasurit kaq shumë miqë shqiptarë, është shprehur ambasadori i parë i shteteve të bashkuara në vendin tonë, William Rajerson.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›