SHBA, Obama takohet me Gates në Pentagon
Sekretari i Mbrojtjes në SHBA Robert Gates u takua të hënën në Pentagon me ministrin e mbrojtjes së Izraelit Ehud Barak. Mediat izraelite raportuan se bisedimet u përqëndruan në problemet e sigurisë ku përfshihej rrëmbimi i ushtarit izraelit në Gaza Gilat Shalit, bllokada ndaj Gazas dhe çështja e Iranit.
Barak ndodhet në Shtetet e Bashkuara që nga e diela, kur ai u takua me disa zyrtarë të administratës së lartë në SHBA, duke përfshirë Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton dhe shefin e OKB-së Ban Ki-mun. Administrata e presidentit Obama është përpjekur për të injektuar disa vrulle të reja në procesin e ngecur të paqes në Lindjen e Mesme.
Marrëdhëniet historikisht të forta mes SHBA-së dhe Izraelit u përçanë pas sulmit ndaj anijes humanitare që ishte nisur drejt Gaza-s me 31 maj dhe mosmarrëveshjeve mbi vendbanimet hebraike në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor.
Kohët e fundit Izraeli u përkul nga presioni ndërkombëtar dhe ra dakord të hiqeshin kufizimet për mallrat drejt Gaza-s. Shtëpia e Bardhë përshëndeti vendimin dhe njoftoi në një deklaratë se Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, do të vizitojë Uashingtonin më 6 korrik.