Petro Koçi: Nano të sqarojë qendrimet agresive ndaj opozitës dhe cilësimin si bandë të saj pas 21 janarit
Ish-deputeti socialist, Petro Koçi, tashmë kryetar i PSV 91, ka thënë në një intervistë për A1Report, se Fatos Nano ka shumë gjëra për të sqaruar në lidhje me qendrimet që ka mbajtur kundër opozitës këto 7-8 vitet e fundit. Mes tyre, Koçi thotë se Nano duhet të sqarojë qendrimet e tij për 21 janarin, pasi arriti deri aty se e cilësoi opozitën si bandë.
Z.Koçi, nëse zoti Rama do të kishte kandiduar Nanon për president, a do të ishte ai një kandidat i mundshëm dhe sot a do ta kishim president, sepse është përfolur shpesh here që Rama nuk e kandidoi dhe ai humbi?
-Une besoj se vetem politikane joprofesioniste apo nje opinion politik i pastervitur dhe femijenor, mund te pranonte nje variante te tille. Domethene, e vetmja arsye qe mund te bente opoziten te kandidonte zotin Nano, mund te ishte ajo qe quhet bashkimi i opozites, por dhe kjo nuk qendron pasi opozita ka nje sere faktoresh qe duhet te bashkohen per te fituar zgjedhjet e 2013. Dhe jo thjesht nje bashkim per te fituar zgjedhjet presidenciale qe perfaqesonte zotin Nano. Ai proces u komplikua pasi e ktheu levizjen nga Nano per president, ne levizjen per fitoren e socialisteve. Nuk besoj se eshte per fitoren, kur nje vit para zgjedhjeve hap debatin per lidershipin e PS, qe eshte nje investim ne favor te kundershtarit politik dhe jo ne favor te bashkimit te opozites.
Nano ka shume gjera per te shpjeguar lidhur me qendrimet qe ai ka mbajtuar ne keto 7-8 vite dhe sidomos ne qendrimet agresive kunder opozites ne disa ngjarje te rendesishme politike dhe ne ngjarjet e renda publike si ajo e 21 janarit, kur Nano e quajti opoziten dhe nje bande. Nuk mund te konsiderohet sjellja e opozites apo e atyre djemve dhe vajzave me shkopinj, perballe nje garde qe ka perdorur edhe armatim te vertete mbi trupat e demonstruesve, si banditeske.
Nga ana tjeter zoti Nano disa takime si ai i Lalzit i ka quajtuar ne fillim si pozitive, sepse ndoshta ka menduar si i kane sherbyer zgjedhjes se tij si president dhe me pas i ka kundershtuar, pasi i ka lidhur me interesat e tij. Ne kemi nje Nano qe ka humbur 3 zgjedhje presidenciale ne 2002, 2007 dhe 2012, jane 3 beteja personate te tij qe jane humbur dhe ai me shume keto vite ka menduar per interesat e tij personale dhe jo ato publike, si dhe ato socialiste.