SHBA: Paralajmërim i ri për udhëtimet në Iran
Administrata Obama ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që udhëtojnë në Iran, duke thënë se mund të përballen me armiqësi, me ngacmime apo edhe mund të arrestohen nga autoritetet iraniane. Paralajmërimi i dhënë nga Departamenti i Shtetit në mënyrë specifike përmend kërcënimet e mundshme ndaj qytetarëve me shtetësi të dyfishtë.
Departamenti informoi se prej vitit 2009, autoritetet e Iranit kanë penguar largimin e një numri qytetarësh amerikano-iranianë, madje ndonjëherë edhe për disa muaj.
Departamenti gjithashtu tha se një numër iraniano-amerikanësh janë burgosur dhe akuzuar për spiunazh dhe se kërcënojnë sigurinë kombëtare të Iranit.