E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Falë NATO-s, Kosova iu bashkua kombeve sovrane

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu u është drejtuar qytetarëve të vendit me një mesazh, me rastin e njëmbëdhjetëvjetorit të fillimit të fushatës ajrore të NATO-s për shpëtimin e popullit të Kosovës nga spastrimi etnik. "Falë intervenimit të NATO-s, rezistencës sonë të përgjithshme dhe luftës së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, vendi ynë arriti lirinë dhe iu bashkua familjes së madhe të kombeve sovrane, të cilat synojnë së bashku një botë më të lirë, më të prosperuar dhe më paqësore".
Njëmbëdhjetë vjet pas fillimit të kësaj fushate, Kosova - sipas presidentit Sejdiu - ka shënuar progres në të gjitha fushat e jetës. "Republika e Kosovës është pavarësuar dhe është njohur ndërkombëtarisht nga 65 vende, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera demokratike anekënd botës. Ajo po dëshmohet çdo ditë si një faktor shumë i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore, duke nxitur po kështu bashkëpunimin me vendet fqinje dhe të rajonit".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›