“BB5” Graciano: S’jam i dashuruar me Lorin, jam vetëm i lidhur
TIRANE - Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Albania 5, Graciano komentoi lidhjen e lindur brenda mureve të shtëpisë me Lorenën, një lidhje që u konsiderua si e çuditshme dhe e pakuptimtë nga një pjesë e mirë e shikuesve të këtij reality shoë.
“Kam dalë shpesh me Lorin dhe e kam ndjerë veten të respektuar në detaj. Vura re se loja ime ishte shumë e pëlqyer edhe nga Lorena. Unë kisha një lojë dhe nuk duhej të përmendja Lorenën. Ajo zë një tjetër vend tek Graciano. Me miqtë e mi kam diskutuar për Lorenën. Isha real aty brenda, por duhet ta pranojmë nuk jam super i dashuruar me Lorenën, por jo se nuk do ta respektoj. Dhe nuk mendoj se lidhja me Lorenën më ndihmoi të qendroja në shtëpi. Nuk mendoj se me ndihmoi njeri në shtëpi, sepse i përballoja vetë situatat e krijuara aty”- deklaroi Graciano në emisionin 'Pasdite nëTop Channel'.
I pyetur se si e shikon të ardhmen e tij me Lorenën, Graciano nuk nguroi të pranonte se nuk ishte i dashuruar me të.
“Unë me Lorin kam një lidhje, që të gjithë të rinjtë e sotëm e kanë dhe nuk e kam njohur me prindërit. Kjo lidhje nuk do të thotë domosdo që unë Lorin do ta marr për nuse”- u shpreh Graciano.
(er.nu/BalkanWeb)