46 gazetarë të vrarë gjatë vitit 2011

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka njoftuar për vrasjen e 46 gazetarëve vitin e kaluar, në vende të ndryshme të botës.
Në raportin e tij vjetor “Sulmet në shtyp 2011”, grupi me seli në New York, tha se Pakistani ka qenë vendi më i rrezikshëm për gazetarët, ku janë regjistruar 7 viktima.
Ai është pasuar nga Libia dhe Iraku, me nga pesë gazetarë të vrarë.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se 15 gazetarë kanë humbur jetën gjatë mbulimit të Pranverës Arabe.
Organizata tha se të paktën 179 punëtorë mediatik janë burgosur në vitin 2011, që paraqet nivelin më të lartë që nga vitet e 90-ta.
Raporti dënon fushatat e qeverive për të heshtur mediat në vendet si Kina, Siria dhe Egjipti.